Një prej protestueseve ka humbur ndjenjat përpara Kuvendit, pas përplasjes me punonjësit e policisë, dhe më pas është mundur që të dërgohet drejt spitalit.
Prej disa minutash situata ka qenë mjaft e tensionuar para Parlamentit.
Protestuesja ishte mbuluar me flamurin e SHBA-ve, për tëtreguar se protesta e tyre është larg ngjyrimeve politike.
Ndërkohë që për situatën ka reaguar pak minuta më parë dhe policia e shtetit.
”Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit”.
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.