Terror te Unaza e Re, policia sulmon dhe plagos banorët, mes tyre edhe gra

Situatë e rëndë tek Unaza e re, ku policët e Lleshit kanë sulmuar banorët që dolën për të protestuar kundër Edi Ramës.

Por protesta e ka tërbuar Edi Ramën që kohët e fundit nuk gjen qetësi në asnjë vend.

Ai ka urdhëruar policët që të sulmojnë banorët. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë brutalisht ndaj banorëve duke i qëlluar e duke lënë disa të plagosur.

Disa grave u ka rënë të fikët nga dhuna e policisë, ndërsa të tjerë banorë janë shoqëruar për në komisariat.

Situata në zonën e  Unazës së re është e rëndë.

Banorët kanë bllokuar rrugë për të mos lejuar kryeministrin Rama të futet tek Fabrika e Miellir ku kishte paralajmëruar një vizitë.

Gjatë kësja përleshje, Policia ka futur në furgonët e saj dhjetra protestues e ndër ta edhe ish-deputetin Balliu, që ishte në mbështetje të banorëve që kërkojnë kompensim për shtëpitë dhe pronat që do t’u shemben.

Rama ishte nisur për tek fabrika ‘Miell Tirana’, për ka hasur në bllokadën e banorëve. Ai është futur tek fabrika, duke ndjekur një rrugë tjetër mes pallateve, nga pas fabrikës.

Banorët e zonës së Unazës së re që kanë më shumë se 4 muaj në protestë në mbrojtje të shtëpive të tyre i kanë bllokuar rrugën Edi Ramës.

auto te plagosurit 31557222212

auto Screenshot 31557220161

auto 41557221320

balliu

banoret

 

Artikulli paraprakNuk lejuan Ramën të kalojë te Unaza e Re, arrestohet ish-deputeti Balliu dhe disa banorë
Artikulli tjetër“Rama nuk kalon” përleshje mes qytetarëve dhe bandës, ka të plagosur nga banorët