Terrori/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, mes tyre edhe një fëmijë, deputeti i PD futet në furgonin e policisë

Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.
Sipas burimeve për Fax News janë shoqëruar 10 persona, mes tyre dhe një fëmijë minoren 13 vjeç, të cilët janë dërguar në komisariatin numër 6,
Ndërkohë sipas PD, deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç janë të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga polcia. Ata ndodhen në komisariatin 6.
Deputeti Balliu tha se, e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse polcia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.
Sipas raportimeve të Fax News dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çeku, Dritan Çeku.
Në një video të siguruar nga Fax News, vetëm pak metra larg protestës së banorëve, në rrugën dytësore që ndodhet në zonën e Astirit, duken të rreshtuara furgonat e policisë që qendrojnë në gatishmëri.
Furgonat e policisë nuk janë të dukshme për banorët, por janë të pozicionuar në njërin kënd të rrugës.
Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anullimin e projektit.
Në mbështetje të banorëve janë dhe deputetë të opozitës, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

policiaa

Artikulli paraprakPolicia terror te Unaza e Re! Arreston me dhunë 3 protestues, dhunon kameramanët pse filmuan ngjarjen
Artikulli tjetërDeputeti thirrje Ramës: Tërhiqu nga terrori ndaj banorëve, do përballesh me reagimin qytetar!