Tetë “shqiponja” në Europë, legjionarët protagonistë në kompeticionet e UEFA-s

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë po bëjnë mirë edhe në klubet e tyre. Ku krahas performancave në kampionate, disa prej tyre po arrijnë suksese dhe në arenën ndërkombëtare.

Elseid Hysaj dhe Kristian Asllani do të vijojnë rrugëtimin në duelet me eliminim direkt në Champions League, respektivisht me Lazion dhe Interin. Që të hënën do të mësojnë kundërshtarët në takimet e raundit të 1/8-ve.

Berat Gjimshiti është kthyer në një lider tek Atalanta, që siguroi avancimin dhe kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europa League duke u renditur në vendin e parë në grupin D.

Me Romën e tij pritet që të bashkohet për ndeshjet e raundit tjetër edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi pritet të aktivizohet para se të mbyllet ky vit, teksa mungon për shkak dëmtimi prej fundit të prillit.

Edhe Qazim Laçi po shkëlqen me Sparta Prague, duke qenë një nga më të mirët për kampionët çekë. Të cilët gjithashtu morën një biletë për në raundin e 1/16-ve në Europa League.

Do të vijojë aventurën europiane me Qarabagun dhe Redon Xhixha, i cili gjeti hapësira në ndeshjen e fundit me Hacken. Kampionët azerë prenë biletën në raundin e 1/16-ve si forcë e dytë e grupit.

Në Conference League, Ernest Muçi ka qenë “ylli” i Legias së Varshavës, teksa i shënoi 3 herë anglezëve të Aston Villas. Sulmuesi kuqezi po bën mjaft mirë dhe flitet për një transferim të bujshëm. Tek ekipi polak luan dhe Jurgen Çelhaka.

Exit mobile version