Tezja e Monika Kryemadhit paraqitet në GJKKO për të tërhequr vendimin e plotë

Motra e Fatime Kryemadhit, ose tezja e Monika Kryemadhit, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të tërhequr vendimin e plotë të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.

Vendimin e zbardhur e tërhoqi mesditën e kësaj të marte në sekretarinë e Gjykatës.

Të mërkurën e kaluar, gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, vlerësoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën dhe caktoi masën ‘detyrim paraqitje” për babain e deputetes Erisa Xhixho, Pirro Xhixho, Ema Çokun dhe Monika Kryemadhin.

Që nga marrja e vendimit fizikisht, palët kanë 5 ditë afat për ta ankimuar në Apelin e Posaçëm.

Artikulli paraprakRreziku i populizmit/ Analiza e DW: Paraqesin veten si liderë të fortë e karizmatikë, por i shpallin gjykatat armiq të popullit! Çfarë e mbron demokracinë?
Artikulli tjetërSakrificë dhe teknikë tek Interi, Zielinski i prish punë Asllanit dhe mund të jetë pasardhësi i Çalhas