Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit të paparalajmëruar me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, ka thënë se janë pajtuar që në Bruksel të mos diskutohet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i liderëve shtetërorë, i zhvilluar në mëngjesin e sotëm, fokusi i të cilit ishte mosdiskutimi i shkëmbimit të territoreve me Serbinë, është shtyrë për orën 14, për shkak të mosprezencës së ambasadorit amerikan Greg Delaëie, raporton Gazeta Express.
Ambasadori nuk ka arritur të jetë i pranishëm në këtë takim prandaj është shtyrë për në orën 14:00.
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, janë pjesëmarrësit e këtij takimi.
Ndërsa, duket se Thaçi është shqetësuar me rezolutën e paralajmëruar nga opozita në seancën e 4 shtatorit.
Sidoqoftë pas pjesës së parë të takimit, Haradinaj pohoi se liderët janë dakorduar që në Bruksel të mos diskutohet shkëmbimi i territoreve.