Thaçi në Hagë, Rama sot me Vuçiç, forcojnë bashkëpunimin (foto)

Ditën që Hashim Thaçi ka dalë para Gjykatës së Hagës mbi bazën e një raporti me akuza të Serbisë, Rama është shfaqur në krah të Presidentit serb, Vuçiç. Ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e minishengenit, një proces që deri tani nuk përfshin Kosovën. Kuptohet që ky takim është një karshillëk i hapur që Rama i bën sërish Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka publikuar foto nga video-konferenca e Mini-Shengenit.
Ndër vendimet e mara ishte dhe lëvizja e lirë pa teste PCR mes tre vendeve, dhe Vuçiç këtë e komenton si një hap të rëndësishëm.

Ai garanton se Serbia, Shqipëria e Maqedonia do e luftojnë bashkë pandeminë dhe memorandumi i sotëm i bashkëpunimit thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira mes Tiranës, Shkupit e Beogradit.

STATUSI NGA ALEKSANDAR VUÇIÇ
Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë.

Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon be

Exit mobile version