Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100’të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, jep detaje nga takimet me liderët botërorë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin e të tjerë.
Thaçi në këtë intervistë flet për dialogun me Serbinë, nevojën e unitetit të skenës politike në Kosovë. Flet për qëndrimet e PDK’së karshi ideve specifike në dialog, si ajo e kufijve, qëndrimin e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, opozitës në Kosovë e në veçanti LDK’së.
Lidhur me takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, Thaçi thotë:
“Takimi me Putin ka qenë i pandërmjetësuar nga askush. Në rrethanat e ceremonisë në Paris, jemi takuar. Aty kemi qenë të përfaqësuar vetëm liderët e shteteve përkatëse dhe në momentin kur është përmbyllur procesi i ceremonisë, jam afruar e kam përshëndetur, iu kam prezantuar, më ka thënë se është një çështje delicate dhe duhet të jem i kujdesshëm, pastaj kanë qenë takime tjera që dëshironin ta përshëndesnin presidentitn Trump dhe Putin.
Pastaj ka vazhduar dreka, kur kemi pasur mundësinë në një ambient më të qetë, më të koncentruar rreth bisedës, e kam pyetur shumë drejtpërdrejt në rast të arritjes së marrvëeshjes paqësore, që arrihet njohja reciproke, ai më ka thënë se ‘nëse ju arrini marrëveshje, unë dhe Rusia do ta mbështesim këtë proces’.
Pra me këtë rast, duhet të nënkuptojmë se kemi një pajtueshmëri globale për arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi, e para pikë e marrëveshjes: njohja reciproke, de fakto dhe de juro, tjetra çështje është zëvendësimi në preambulë të marrëveshjes i Rezolutës 1244 dhe pastaj anëtarësimi në OKB, ka thënë Thaçi në një intervistë për Periskopin.
“Ky proces nuk do të jetë i lehtë, e shoh një arrogancë dhe zemërim të Beogradit, liderët e tyre kanë qenë në periferi të eventeve të organizmit në Paris, është punë e tyre, sa i përket Kosovës, takimi mes presidentit të Kosovës dhe Rusisë ka qenë një diçka e munguar për institucionet e vendit tonë.
Ne nuk kemi qenë armiq dhe as miq nuk mund të bëhemi në rrethana të tilla, por a mund të kemi raporte korrekte mund të kemi. Kosova nuk është cënuar dhe as nuk ka humbur prej këtij takimi, Kosovën nuk e pengon raporti tradicional i Rusisë me Serbinë, por nëse Kosova ndërton raporte korrekte atëherë mirë është edhe për Serbinë edhe për Kosovën edhe për stabilitetin në rajon.
Sa i përket përcaktimit, nuk ka figurë, nuk ka personalitet që devijon përcaktimin tim dhe të shtetit të Kosovës për anëtarsim në BE dhe NATO.
Kemi diskutuar me partnerët tonë më herët për këtë takim, që është mirë të ketë një takim të tillë, pork a pasur një periudhë të heshtjes dhe në momentin që ka ndodhur natyrisht që është mirëpritur nga qendrat kryesore vendimmarrëse botërore.”, ka thënë Thaçi.