The Guardian: TikTok do të bllokojë filtrat e “bukurisë” për adoleshentët

TikTok-u duket se në javët në vijim do të kufizojë filtrat e bukurisë për përdoruesit adoleshentë.

 

Kjo platformë e cila po shihet me dyshime botërisht lidhur me pasojat negative që ka te të miturit, ndodhet  nën presion për të përmirësuar sigurinë. Për rrjedhojë TikTok njoftoi planet për të bllokuar filtrat e bukurisë për përdoruesit nën 18 vjeç.

“Disa nga ndryshimet që pritet të vijnë “në javët e ardhshme” përfshijnë parandalimin e fëmijëve nën 18 vjeç nga përdorimi i  filtrave që ndryshojnë tiparet e tyre. Në javët e ardhshme të gjithë përdoruesit nën 18 vjeç nuk do të kenë mundësinë të përdorin efekte që ndryshojnë tiparet e tyre, si për shembull sy më të mëdhenj, buzë të theksuara apo ton tjetër i lëkurës. ”, shkruan The Guardian.

Gjithashtu TikTok po punon për të gjetur mënyra dhe teknologji të reja, të cilat do të identifikojnë përdoruesit nën 13 vjeç, për të mos i lejuar ata që të përdorin këtë aplikacion.

Exit mobile version