Thellohen përplasjet në PS, Gjiknuri paralajmëron Ballën!

Damian Gjiknuri, i cili ka zëvendësuar Taulant Ballën në dy poste të rëndësishme, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe postin e drejtuesit të qarkut të Elbasanit, e ka parlajmëruar këtë të fundit ditën e sotme.

Damian Gjiknuri ka porositur Ballën që të mos hedhë poshtë karrierën politike për një kaprico personale, duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkon mes palëve.

“Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, tani është vendosur në një qark tjetër për të drejtuar, sepse kjo është bërë edhe për arsye të politikave të PS brenda partisë, për një rifreskim të qarqeve. Megjithatë do i thoja që mos të hedhë poshtë të gjithë karrierën politike për një kapriço personale”, tha Gjiknuri.

Më tej, Damian Gjiknuri ka komentuar dhe debatet në Shkodër, gjatë një interviste në “Zona Zero”, duke përgënjeshtruar lajmet se ka pasur përplasje por sipas tij vetëm diskutime.

“Nuk merrem me spekulimet që bëhen nëpër media, sigurisht që debate ka brenda partisë, se është parti demokratike, dhe gjithmonë kemi pasur rezultatin më të mirë. Se si shkojnë rekordet elektorale shihet tek organizatat. Tek organizatat kolektive vullnetare ka gjithmonë diskutime për t’u përmirësuar.

Vendosja e një kryetari të ri në qarqe është nevoja për të qarkulluar lidership në nivel lokal, sepse i jep PS rifreskim dhe të bëjë më mirë në vijim. Mandati i tretë ka dhe konsumin e saj, duket sikur mandati i tretë mund të sjellë një konsum të mëtejshëm dhe mund të mos realizojë premtimet, por prandaj duhet që strukturat e PS të punojnë sa më shumë, të merremi me çdo shqetësim që krijohet gjatë rrugës dhe të mos presim gongun e fushatës”, tha Gjiknuri.

Exit mobile version