Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë thellohet diferenca mes Bashës dhe Ramës në sondazhe. Qytetarët e Tiranës në shumicë dërrmuese duan Bashën, Kryeministër.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka fituar betejën e tij me Edi Ramën në Tiranë, se kush do të ishte kryeministër më i mirë. Në sondazhin e ‘Flame Tree Advisors’ i cili po paraqitet në ‘Çim Peka LIVE’, 54.6 për qind e qytetarëve të Tiranës mendojnë se Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë se Edi Rama.
Për Ramën vetëm 36.2 për qind e qytetarëve mendojnë se do të ishte një kryeministër më i mirë.