Thellohet skandali tek Unaza e Re: Rama 8 milionë euro kredi për grabitjen e radhës banorëve (Dokumenti)

Rama merr 8 milionë euro kredi, për të shembur shtëpitë buzë Lanës! LSI ka denoncuar sot një krim të ri që Parlamenti i Shqipërisë do të vulosë sot me votat e veta. Një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re nga qeveria prej 25 milionë eurosh, prej të cilave 8 milionë euro për të shembur banesat që shtrihen buzë Lanës. Endrit Braimllari në një konferencë shtypi publikoi provat:

“Qeveria në ikje dhe grabitqare vazhdon dhe thellon skandalin e saj korruptiv, tha ai. Ky skandal është më i madhi i kësaj qeverie dhe këtij parlamenti noter të qeverisë. Është vazhdimësia e skandalit korruptiv të Edi Ramës për projektin e Unazës së Re.

Edi Rama pas 40 milionë euro që kërkonte të rrëmbente tek projekti i unazës së re, në kurriz të 1300 familjeve të cilat me mund dhe djersë për 30 vite kanë arritur të ndërtojnë shtëpitë e tyre duke i paguar çdo taksë shtetit shqiptar. Sot, kërkon të kalojë në parlament një kontratë për grabitjen e radhës në Unazën e Re dhe konkretisht në rehabilitimin e shtratit të Lumit Lana.

Edi Rama kërkon të shpenzojë nga taksat e shqiptarëve rreth 25 milionë euro të tjera, nga të cilat 8 milionë do të merren kredi për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Rë që shtrihen pranë lumit Lana me synim zgjerimin e sheshit të ndërtimit për Taulant Ballën.

Edi Rama kërkon të shembë shtëpitë e banorëve të Unazës së Re duke mos i dëmshpërblyer ato, me argumentin se nuk ka para. Por ndërkohë, merr 8 milionë euro kredi për të prishur shtëpitë e qytetarëve, që nëse ne do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, serioz dhe jo hajdut këto para shumë mirë mund të shkonin për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re”.

2 1

Exit mobile version