Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May.
Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha se “Parlamenti shprehu besimin në qeverinë nuk e marrim qeveria do të garantojë prosperitetin dhe fuqizimin e vendit. Në do të mbajmë premtimin që iu kemi bërë qytetarëve për të vazhduar me procesin e Brexiti.
May propozoi takime mes parlamentit dhe qeverisë për të arritur një zgjidhje dhe këto takime siç tha ajo do të fillojnë të mërkurën mbrëma.
Votimi u bë një ditë pasi Ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke krijuar kaos në procesin e Brexitit dhe duke nxitur votën e mosbesimit ndaj qeverisë.
Kundërshtimi veçse ishte pritur, mirëpo jo edhe shkalla e pakënaqësisë, pasi 432 vota kanë qenë kundër planit të kryeministres britanike dhe 202 kanë mbështetur atë.
Ky rezultat ka treguar edhe udhëheqësinë e brishtë të lideres May në Britani.
Kjo shifër njëherësh ka shënuar edhe mposhtjen më të madhe të ndonjë plani qeveritar në historinë moderne të Britnanisë, transmeton AP.
“Parlamenti ka folur dhe Qeveria do të dëgjojë”, ka thënë May pas votimit, i cili ka ndodhur vetëm 10 javë pasi Britania të largohet nga BE-ja, përkatësisht më 29 mars.
May ka premtuar se do të konsultohet me ligjëvënësit në hapat e ardhshëm mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë planifikon të bëjë.
Parlamenti në anën tjetër i ka dhënë afat Qeverisë deri në ditën e hënë që të bëjë një propozim të ri.
Mirëpo pa shumicë të qartë në Parlament, në Britani janë rritur mundësitë për shtyrje të datës së largimit, derisa politikanët të punojnë në ndonjë plan të ri ose të kthejnë vendimin sërish në duart e votuesve, duke organizuar një referendum të dytë.
“Nëse nuk mund të zgjidhet bllokada këtu në Parlament, atëherë duhet kthyer prapë te njerëzit”, ka thënë ligjvënësi i Partisë Laburiste, Chuka Umunna, i cili mbështet një referendum të dytë.
May, e cila pati shtyrë votën për planin e saj të Brexitit nga muaji dhjetor në janar, për faktin se i ishte bërë e qartë që nuk ka mbështetje, ka lutur ligjëvënsit para votimit të 15 janarit që të punojnë bazuar në rezultatin e referendimit të vitit 2016 për largim të Britanisë nga BE-ja.
Mirëpo plani i saj është kundërshtuar nga dy palët e ndara për çështjen e Brexitit. Ligjvënësit pro këtij procesi kanë thënë se Britania me këtë dokuemnt do të mbetej tejet e lidhur me rregullat e bllokut evropian, derisa politikanët pro-BE-së kanë thënë se favrizojnë lidhjet ekonomike edhe më të ngushta me Evropën.
Çështje më problematike në planin e kryeminitres May ka qenë lidhur me kufirin në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës dhe mundësisë për vënie të ndalesave fizike në këtë zonë, çka do të vështirësonte çështjet tregtare.
Edhe dy vjet e gjysmë pas referendumit, Britania vazhdon të mbetet e ndarë në atë se si apo nëse do të largohet nga BE-ja.
Ndërkohë liderët e zemëruar evropianë i kanë bërë thirrje kryeministres britanike që t’i bëjë të qarta synimet e saj për të ardhmen e Brexiti.
“Tani është koha për Britaninë që të na tregojë hapat e ardhshëm”, ka thënë shefi negociator i bllokut evropian për Brexit, Michael Barnier.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se kundërshtimi i planit të Mayt ka rritur “rrezikun për largim të çrregullt të Mbretërisë së Bashkuar”.
“Koha veçse ka ardhur”, ka thënë ai.
Ekonomistët kanë paraljmëruar se ndonjë largim i paparashikuar nga BE-ja mund të dëmtojë ekonominë britanike dhe të krijuar skena kaotike në kufij, porte dhe aeroporte.
Madje grupet biznesore kanë thënë të jenë alarmuar nga ideja e Brexitit pa marrëveshje.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka përmendur “moçalin” në të cilin është futur Britania dhe ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Britania të mos largohej fare nga blloku evropian.
“Nëse marrëveshja është e mundshme dhe askush nuk dëshiron marrëveshje, atëherë kush do të marrë guximin për të thënë se cila është zgjidhja e vetëm pozitive?”, ka thënë ai përmes një postimit në Tëitter.
Britania e Madhe është paraparë të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.
Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit./REL