Theresa May fiton votëbesimin, vazhdon të jetë kryeministre

Kryeministrja britanike Theresa May arriti të marrë votat e nevojshme për të përballuar mocionin e mosbesimit të partisë së saj. Kryetarja e partisë konservatore mori 200 nga 317 votat e konservatorëve në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik. Kjo nuk do të thotë se May ka arsye për të festuar. Ajo duhet të ketë sukses me kalimin në parlament të marrëveshjes për Brexit. 117 deputetë të partisë së saj nuk do ta mbështesin atë, prandaj kalimi i marrëveshjes mbetet i pasigurtë. Pas mocionit të mosbesimit qëndronin përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit. Në kërkesën për mocionin e mosbesimit rol kryesor luajti konservatori, Jacob-Rees-Mogg-in. Ai kishte shprehur dyshime për Kryeministren menjëherë pas publikimit të Marrëveshjes Brexit.
Theresa May disa orë përpara votëbesimit të planifikuar në partinë qeverisëse kishte paralajmëruar për pasojat për vendin në rastin e rënies së saj dhe njoftoi se ajo ishte e gatshme për të luftuar. “Ndryshimi i udhëheqjes së partisë konservatore do ta vinte në lojë të ardhmen e vendit në një kohë kritike”, tha May. May u mbrojt duke thënë, se ishte bërë përparim i mirë në çështjet e diskutueshme në bisedimet me krerët e BE dhe udhëheqësit evropianë.

Exit mobile version