Thiago Alcantara te Bayern deri më 2021

Thiago Alcantara vazhdon aventurën tek Bayerni i Mynihut. Mesfushori i bavarezëve ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me kampionët e Gjermanisë. Marrëveshja e re do ta mbajë të lidhur spanjollin me Bayernin deri në qershor të vitit 2021. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi gjerman, të cilët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Twitter, kanë bërë publik lajmin për arritjen e akordit.
Vetë 26-vjeçari pas momentit të firmosjes është shprehur entuziast, gjithashtu ai shtoi se tek Bayerni i Mynihut ndihet si në shtëpinë e tij dhe se dëshiron të fitojë shumë tituj me fanellën e bavarezëve. Elozhe në drejtim të futbollistit kanë ardhur edhe nga administratori i Përgjithshëm, Karl Heinze Rummeniggem, i cili përveç kçnaqësisë në arritjen e marrëveshjes, e ka cilësuar Thiago Alcantaran, si një nga mesfushorët më të mirë që ka Europa dhe një element tejet i rëndësishëm për mesfushën e kampionëve të Gjermanisë.
Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, pas vazhdimit të kontratës me Bayern Munich deri në vitin 2021, ka thënë se nuk do të largohet nga “Allianz Arena” derisa ta fitojë Ligën e Kampionëve. “Dua të fitoj sa më shumë tituj me këtë klub. Synimi im është që ta fitoj Ligën e Kampionëve, nuk largohem pa triumfuar në këtë garë me Bayernin”, deklaroi Thiago, i cili kërkohet nga Barcelona.

Artikulli paraprakTension në derbi
Artikulli tjetërA do të rikthehet Kovaçiç në Serie A?