Thiago Silva sfidon zërat që e shohin Neymar te Reali

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, beson se Neymar do të mbetet në “Parc des Princes” edhe përtej këtij sezoni. Neymar arriti nga Barcelona për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh, por ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim të afërt në La Liga, me Real Madridin që thuhet se synon të sigurojë nënshkrimin e tij. Sulmuesi brazilian është duke u rikuperuar pas operacionit në një “metatarsal” të këmbës dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë i aftë në kohë për t’u kthyer për përfundimin e sezonit me PSG-në. Skuadra e Unai Emery ka humbur vetëm një herë në mungesë të tij, kundër Real Madridit, në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht formës së tyre pa ish-yllin e Barcelonës dhe Santos, kapiteni Silva shpreson se Neymar do të shihet ende me fanellën e PSG-së gjatë sezonit të ardhshëm. “Unë jam i sigurtë se Neymar do të qëndrojë, tha Silva për ‘Canal +’. Ai është mirë, tashmë ka rifilluar trajnimin me pesha në Brazil dhe me të vërtetë shpresoj se do të qëndrojë me ne, te PSG-ja, edhe sezonin e ardhshëm”.

Artikulli paraprakIniesta është më i mirë se vitin e kaluar
Artikulli tjetërThaçi: Dhuna prish imazhin e Kosovës në botë