Aktivistja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Elona Caslli i është drejtuar me një thirrje kryeministrit Rama. Në një postim në Facebook, Caslli mjaft aktive në reagimet e saj për gjendjen aktuale ku ndodhet vendi, shkruan se, atë që duhet ta bënte shteti, po e bën populli.
Postimi i plotë në Facebook
Nxirr njerëzit në terren, Rama! Atë që duhet ta bënte shteti, po e bën populli. Dil me një raport dhe identifiko zonat që kanë nevojë për ndihmë.
Shoqëroji këto zona me një numër kontakti për çdo zonë dhe i çon populli ndihmat atje, sikundër ka bërë deri tani. Mjaft kërcënove, se nuk frikëson askënd.
Post Scriptum- Fakt është që në gjithë këtë tragjedi, Kryeministri i vendit merret ende me kërcënimin primitiv- Mbylle gojën se të rraha!