Thirrja e avokatit në protestë: “T’i shporrim këta horra, duhet të jemi krenarë për nënkomisar Nuhun

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë në përkrahje të 25-vjeçares Xhisiela Maloku, e cila është dhunuar nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
ishte i pranishëm edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili hodhi akuza ndaj klasës politike, ndërsa i quajti ata si horra, ndërsa tha se, duhet të jemi krenar për nënkomisar Nuhun, i cili publikoi rastin.
Aktivisti i shoqërisë civile, Besjan Pesha teksa ka bërë thirrje kundër sistemit politik të inkriminuar dhe futjes në Kuvend të personave të panjohur, që njihen vetëm në raste krimesh, Pesha u shpreh se, kjo është një protestë politike, kundër të gjithë sistemit.
“Si të mos jetë kjo në protestë politke, kur ky sistem politik çon në Kuvend persona që njihen vetëm kur bijtë e tyre përdhunojnë vajzat e fshatrave. Si të mos jetë politke, kur të gjitha partitë çojnë në Kuvend persona të anonimë.
Si të mos jetë politike, kur e dimë që ky përdhunues do të rrijë disa muaj në burg, e më pas do të dalë e askush nuk do e kujtojë më këtë. Me këtë politikë, nëse nuk do të bëhemi të gjithë bashkë, situata nuk do të ndryshojë, por do të vijë duke u përkeqësuar”, tha Pesha.

rrrrrr

Artikulli paraprakSot standarti i vërtetë i Ramës është vetëm një: Alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge etj…
Artikulli tjetërProtesta për Xhisielën/ Thirrja e fortë ndaj zv.kryeministres: Mos rri në zyrë me atë përdhunues batakçi