Thirrja e Bashës: Bashkim dhe kundërshtim me protesta masive kundër taksës në Rrugën e Kombit

Kryetari i PD, Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve në të dy anët e kufirit për një bashkim masiv dhe protesta për të kundërshtuar taksën e Rrugës së Kombit.
Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë në janarin e vitit 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH, vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër që përdorin shqiptarët është 240 lekë për letër.
240 lekë merr çdo ditë Edi Rama nga xhepat e shqiptarëve për taksën e qarkullimit. Çfarë është taksa e qarkullimit ua shpjegojnë ministrat e Edi Ramës. Karafili me anglishte, por edhe Cani e kanë shpjeguar që taksa përdoret kryesisht për mirëmbajtjen e rrugëve.
Po na thuaj pak o llapaqen i batutave pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra.
Nuk të shpëton ngërdheshja, tregon vetëm sa i pacipë je. Duhet të ulje kokën ose t’i kërcisje një shpullë mësuesit të anglishtes. Se do vijmë dhe tek matematika jote, e njohim dhe matematikën tënde.
E gjete taksën e karburantit 7 lekë për litër, e shtove 2 herë. Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama” ti u merr shqiptarëve 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ngërdheshu se s’ke ça të bësh, o të ngërdheshesh ose të marrësh në dru atë që të mëson”, tha kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Artikulli paraprak“Taksa Rama”/ I gjithë Kukësi në protestë të shtunën tek trau i “Rrugës së Kombit”
Artikulli tjetërHaradinaj paralajmëron Ramën: E ke tepruar me taksën në Rrugën e Kombit