Ne jemi gati t’ju shërbejmë dhe ju duhet të jeni gati të merrni fatin në dorën tuaj. Zhbllokoni rrugën e mbyllur të koalicionit të Edi Ramës me krimin dhe oligarkinë. Tani ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatin e tij. Ne kemi një program dhe një plan i cili do të nxjerrë Shqiprinë nga kriza. Dy janë objektivat tona madhore:
1- Punësimi dhe mirëqënia e shqiptarëve
2- Aletërnativa e europiane per futjen e Shqipërisë në Europë Rruga nuk do të jetë e lehtë, por është plotësisht e mundur kur jemi bashkë me shqiptarët. Ne do të eleminojmë taksën Rama për naftën. Me ardhjen tonë në pushtet që ditën e parë karburanti do të jetë 300 lek më lirë se sot. Ne do të vendosim fashën mbrojtëse për energjinë elektrike për të gjithë shqiptarët.
Do të ulim çmimin e energjisë për biznesin. Taksat do t’u jepen shqiptarëve, me shkolla dhe spitale që funskionojnë. Do t’i kthejmë ndihmën ekonomike atyre që iu është hequr. Nuk do të lëmë asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita. Ne kemi një plan, këto nuk janë premtime.
Planin tonë do e vëmë në jetë me votën tuaj. Këtë vendim e merr populli i bashkuar. Ftoj Lezhën dhe të gjithë Shqipërinë më 16 shkurt në mes të Tiranës. Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, për një ndryshim që do të sjellë mirëqenie, punësim, stabilitet. Ndryshimit që do të sjellë hapjen e rrugës europiane . Ne jemi gati t’ju shërbejmë dhe ju duhet të jeni gati të merrni fatin në dorën tuaj. Të zhbllokoni rrugën e mbyllur të koalicionit të Edi Ramës me krimin dhe oligarkinë. Kjo është thirrja ime, më 16 shkurt në Tiranë!
Qytetar: Më kanë fatuar 200 mijë lek drita babait tim i cili është invalid pune. E kam fotokopjuar, kam ikur te OST, dhe më tha i kam harxhuar. Si i kam harxhuar? Ju jap numrat e sahatit. Si 200 mijë lek drita? Unë s’kam as fabrikë, magazinë.
Basha: Vjedhje e pastër.
Qytetar: Posta nuk sjell zarfin e energjisë në shtëpi.
Basha: Kokrra e hajdutit, kjo është. Po shoh edhe ambulancën. Lezha është një nga qytetet me shërbimin shëndetësor më të rrënuar në Shqipëri. Shkojnë pacientët nuk gjejnë as serume. Plasi epidemia e gripit. As Ibuprofen të lëngshëm nuk ka QSUT e Tiranës, në urgjencë.
10 shkolla janë mbyllur vetëm në Lezhë.
Ndihmë ekonomike për ata që s’kanë bukë të hapë, jo.
Vjedhje me energjinë e naftën. Ky është produkt i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri.
Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj jush. Ju votën nuk ia keni dhënë. Ai votën e ka vjedhur, dhe e ka marrë me banditë e me kriminelë.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të zgjidhim këtë kontratë një orë e më parë.
Këtë kontratë e zgjidhni ju. Populli në shesh, më 16 shkurt, e zgjidh këtë kontratë.
Partitë politike duhet të vijnë në pushtet me votë e duhet të largohen nga pushteti me votë.
Më 16 shkurt nuk ju thërrasim për të na çuar ne në karrigen e pushtetit.
Ne duam zgjedhje. Në duam që të ju të vendosni me votë. Shikoni programin ekonomik dhe vendosni a ju a zgjidh programi ynë hallet dhe problemet dhe të votoni.
Nëse ne e zbatojmë këtë program, përsëri me votë na vlerësoni.
Me 16 shkurt po ju thërrasim të zgjidhni kontratën me këtë bandë që ka uzurpuar pushtetin dhe që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët.
Jini masivisht në Tiranë dhe merrni në dorë fatin tuaj!