Kryetari i PD, Basha i ka bërë thirrje qytetarëve në fund të protestës se duhet të jenë gati dhe në këmbë gjatë ditëve të ardhshme. “Beteja vazhdon dhe do të kemi vendime të forta”, ka thënë Basha. Ajo çfarë ka paralajmëruar Basha është reagimi ndaj vendimeve që mund të ndërmarrë regjimi gjatë ditëve të ardhshme.
Në mbyllje të protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD iu drejtua edhe një herë qytetarëve nga selia blu.
“Kulari nuk do të jetë më në qafë të shqiptarëve, do ta tërheqim me duart tona, derisa ta rrëzojmë tiraninë dhe ti japim lirinë vendit. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme në betejën tonë që vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Ramës, deri në një qeveeri tranzitore e në zgjedhje të lira e të ndershme!
E njoh dhe e di dhimbjen tuaj. E kam prekur përditë. E di zemërimin tuaj të ligjshëm dhe do të jem në krahë tuaj. Dua t’ju kërkoj sonte, mirëkuptimin tuaj që kjo natë e bekuar e lëvizjes sonë të mbesë me mesazhin se shumica jemi ne, jeni ju, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë, ne duam vlera dhe standarde evropiane! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri evropiane.
Gazin që hodhën mbi qytetarët paqësorë dhe përpjekja për ta shndërruar natën në një ditë dhune me qëllim që të heqin vëmendjen e përgjimeve të dala në shesh.
Kjo përpjekje dështon sot me turp, siç dështon me turp përpjekja në zgjedhje moniste e kriminale. Orët dhe ditët e ardhshme do duhet të na gjejnë më të fotë se kurrë, për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale”, tha Basha.
Teksa falënderoi edhe një herë pjesëmarrësit në protestë, në fjalën e tij Basha u shpreh se, zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet.
“Forca e pandalshme është populli, jeni ju. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë pjesëmarrje gjigante edhe në këto 4 muaj protestash të fuqishme.
Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet. Bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë, Rama ik”, u shpreh Basha.
“Shumica jeni ju, shumica jemi ne. Nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në arritjen e standardeve evropiane”. Kështu u shpreh Basha më tej gjatë fjalës së tij përmbyllëse në protestën e tetë kombëtare të Opozitës së Bashkuar. Sipas tij, sot qeveria tentoi ta kthente këtë natë në natë dhune, duke iu referuar hedhjes së gazit lotsjellës te Parlamenti, për të devijuar vëmendjen.
“Përpjekje për ta shndërruar në një natë dhune për të devijuar vëmendjen. Por kjo përpjekje sot dështoi me turp. Siç dështoi përpjekja për zgjedhje pas vendimit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores për çdo shqiptar”, u shpreh Basha.
Basha: Dështoi përpjekja e bandës kriminale
Basha nga selia Blu para protestuesve tha se, forca juaj është e pandalshme Rama ik. Është forca juaj që zgjoi vetëdijen e fjetur nga propaganda kriminale e regjimit kriminal autokratik të Ramës.
Është zëri juaj që kumboi mga Brukseli në Berlin në Londër. Askush nuk mund ti vendosë më çizmen despotike popullit, askush dhe aq më pak kreu u bandës kriminale në pushtet Forca jonë, forca juaj sa vjen dhe shtohet siç shtohen radhët e protestave tona, siç bëhet çdo orë dhe çdo ditë bashkimi ynë, bashkimi moral , poltike me moton “Shqipëria si gjithë Evropa”
Ndaj sot kulari sot është vendosur në qafën e tiranit. Ne do ta tërheqim me fuqinë e shpirtrave tona dhe pasionit për fëmijët dhe deri sa ta rrëzojmë tiraninë E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme për betejën tonë që vazhdon dhe do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, deri në qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme
Unë e di zemërimin e zemrave që dhembin, nga prindërit e papunë, nga traumat e familjeve që u janë prishuar shtëpitë.
E prek çdo ditë dhumbjen tuaj, ndaj do jem në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje.
Dua tju kërkoj sonte që kjo natë e bekuar mesazhi që shumica jeni ju, që sdo hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë “E duam Sjqipërinë si gjithë Evropa”.
Planet ogurzeza të provokatorëve të dhunës duan të zhbëjnë trajektoren e ngjarjeve që do të rrëzojnë tiraninë.
Gazi që hodhën ndaj protestuesve krejtëissht paqësor është me qëllim për ta kthyer në një natë dhunë, e një bande kriminale që u kap duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017. Kjo përpjekje rezultoi e dështuar”.