Sot dita e Europës! Sot kombet e vendeve anëtare dhe të gjithë ata, që aspirojnë integrimin europian kremtojnë përvjetorin e themelimit të Bashkimit Europian, mrekullisë më të madhe të paqes, sigurisë, lirisë dhe begatisë në tërë historinë e Europës.
Ne shqiptarët, në këtë ditë vijme si kombi me mbështetjen më të madhe dhe aspiratën më të fuqishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Por mjerisht, pas vitit 2013, me ardhjen në pushtet të Edvin Kristaq Krimit, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ngjet me vegun e Penelopës dhe është kthyer në një horizont, që largohet.
Bastardët e bllokmenëve hoxhistë me në krye Edi Ramën, njëlloj si etërit e tyre mizorë, që mbyllën me perden e hekurt për Shqipërinë, dyert e Europës, kanë mbyllur me muret e krimit, korrupsionit, drogës, narkoshtetit, që lartësojnë çdo ditë me regjimin e tyre të kakistokracisë, dyert për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Sot është një ditë për të shprehur urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë ndaj Bashkimit Europian, vendeve anëtare të tij për solidaritetin dhe ndihmën bujare të jashtëzakonshme e të gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë, tre dekadat e fundit.
Por, për mbarë shqiptarët, sot është një ditë zotimi solemn për të ndërmarrë çdo sakrificë dhe përmbysur me çdo çmim, një minutë e më parë, regjimin e kakistokracisë së Edvin Kristaq Ramës dhe çelur dyert e mbyllura prej tyre të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Gëzuar!