Ish-kryeministri Berisha ka folur pas mbledhjes së opozitës në Shkodër e cila braktisi dhe seancën e parë të sesionit të ri parlamentar për shkak të situatës së rëndë me krimin në Shkodër.
Berisha në fjalën e tij thotë se nuk duhet të durohet më tutje, pasi bandat janë superfuqi për shkak se kanë kryeministrin me vete.
Madje ai shprehet se duhet të përdoret çdo mjet për të hequr qafe këtë qeveri të pa nder.
“Ne nuk duhet të durojmë më tutje, bandaj janë superfuqi se kanë kryeministrin me vete. Forcat politike duhet të përdorin çdo mjet për të fshirë nga faqja e dheut një qeveri kriminale, një qeveri droge”, tha Berisha.
“Thirrja është për qytetarët ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim”, shtoi ai ndër të tjera ai.
“Ai është vetëm një skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqinj se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm. Mund të sillje në atë mënyrë. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon. Pse kryeministri flet në telefon me to?Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdisshëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfarros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë”, tha Berisha.