Thirrja e Berishës për protestën e pasdites: Tirana dhe Shqipëria do të çajnë sheshet dhe rrugët e kryeqytetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij për protestën e sotme të opozitës, që do të zhvillohet në orën 20:00 para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Duke shpërndarë video-mesazhin e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha paralajmëron mazhorancën se po afron cunami i jashtëzakonshëm.

Sipas tij, Tirana dhe Shqipëria do të çajnë sheshet dhe rrugët e kryeqytetit dhe kjo ka lemeritur Edi Ramën.
“Cunami i jashtezakonshem po afron. Tirana dhe Shqiperia cajne sheshet dhe rruget e Tiranes! Rama i lemeritur drejt vrimes se miut! Sb”, ka deklaruar Berisha.

Artikulli paraprakHakmarrja e mafias ndaj prokurorit që hetoi blerjen e votave në Dibër, u shkarkua nga vettingu
Artikulli tjetërProtestuesit shpërndajnë ujë për FNSH, shikoni videon e shpërndarë nga kryetarja e FRPD Mat