Thirrja e Berishës për shqiptarët: Të shembim këtë regjim, 27 Janari do të hyjë në histori

Berisha tha se 27 janari është një ftesë edhe për fëmijët e Shqipërisë që kanë vetëm një vakt ushqim ditor sepse qeveritarët vjedhin çdo qindarkë. Berisha ka lëshuar një thirrje për gjimnazistët që të ngrihen dhe të mos pranojnë tarifat stratosferike të qeverisë ndaj tyre dhe që janë katër herë më të larta se të çdo vendi tjetër. Berisha ka kujtuar se alternativat që qeveria ka për rininë, janë ose droga, ose lojrat e fatit ose azili. “Të mblidhemi me 27 dhe ti shembim këta makutër që detyrë të vetme kanë vjedhjen e shqiptarëve.

Artikulli paraprakKapja e Prokurorisë, hapen burgjet për mafien, lirohet peshku i madh Keçi
Artikulli tjetërShkëlzen Berisha: S’ka prokuror, gjykatës, apo flluskë-thirrje, që ta shpëtojë nga drejtësia kryegjykatësin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit