
Berisha tha se 27 janari është një ftesë edhe për fëmijët e Shqipërisë që kanë vetëm një vakt ushqim ditor sepse qeveritarët vjedhin çdo qindarkë. Berisha ka lëshuar një thirrje për gjimnazistët që të ngrihen dhe të mos pranojnë tarifat stratosferike të qeverisë ndaj tyre dhe që janë katër herë më të larta se të çdo vendi tjetër. Berisha ka kujtuar se alternativat që qeveria ka për rininë, janë ose droga, ose lojrat e fatit ose azili. “Të mblidhemi me 27 dhe ti shembim këta makutër që detyrë të vetme kanë vjedhjen e shqiptarëve.