Thirrja e Berishës: Shqiptarë, vërshoni drejt Tiranës për betejën që s’do të humbet kurrë!

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë thirrje përmes një interviste televizive të gjitha shqiptarëve që të vërshojnë të shtunën drejt Tiranës duke garantuar për fitoren qytetare në këtë betejë.”Shqiptarë vërshoni drejt Tiranës për betejën që nuk mund të humbet kurrë”, tha Berisha. Ai shtoi se Rama e ka tashmë sharrën në fyt dhe fundi i tij është i afërt.
Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar me tone të forta tentativat për shkëmbim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.
Berisha tha se “lobi serb bashkë me Edi Ramën, po lobojnë për shkëmbim territoresh ku Kosova gjymtohet në mënyrë të tmerrshme”.
Berisha ka akuzuar ashpër Presidentin Thaçi duke e cilësuar atë si argat të Beogradit. Ai kërkoi që Thaçi duhet të thojë se pse e kanë mbajtur peng dhe cfarë marrëveshje ka nënshkruar.
Ish-Kryeministri shqiptar theksoi se ky është një projekt serb i cili në të vërtetë kërkon të krijojë precedentin për marrjen e Bosnjës dhe krijimit të Serbisë së Madhe.
“Projekti i shkëmbimit të territoreve është projekt serb.
Fillimisht kjo doli si propozim i argatëve të Beogradit në Prishtinë.

Mbetem gjithnjë se duhet të ketë një pjesëmarrje amerikane në këtë proçes.
Qëndrimi europian ishte shumë i qartë: Beogradit, normalizo marrëdhëniet me Kosovën. Pa njohur Kosovën nuk ke anëtarësim në BE.
BE ka përcaktuar njohjen, pa shkëmbim kufijsh.
Lobi serb bashkë me Edi Ramën, po lobojnë për shkëmbim territoresh ku Kosova gjymtohet në mënyrë të tmerrshme.
Unë nuk e di projektin e SHBA por lobi serb përpiqet me të gjitha forcat për Serbinë e madhe.
Ata duan të krijojnë precedentin për të marrë Bosnjën.
Rusia është jashtëzakonisht influente në Serbi, sidomos te fshatarët më poshtë, dhe po cimentos mbështetjen elektorale të Milloshevicit të ri, që është miku i ngushtë i Edi Ramës.
Këta filluan tani betejën kundër Merkel, vetëm pasi ajo deklaroi se pas këtij mandate nuk do ishte më kryetare e CDU dhe kancelare e Gjermanisë.
Mbështetja e SHBA është jetike por në bashkërendim me BE.
Kjo është një lojë që ka tronditur shumë thellë kontinentin.
Argati i Beogradit duhet të thojë se pse e kanë mbajtur peng dhe cfarë marrëveshje ka nënshkruar.
Argatin e kanë në dorë ata pasi është skllav i tyre.
Nga ana tjetër Ramush Haradinaj është njeri i lirë.”.

Exit mobile version