Thirrja e Borrell: Gjeni një zgjidhje politike për t’i dhënë fund ‘çmendurisë’ në Rripin e Gazës

 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell bëri thirrje të shtunën për një “zgjidhje politike” për t’i dhënë fund “çmendurisë” në Rripin e Gazës, pas sulmeve në një shkolle nga ushtria izraelite, duke vrarë të paktën 30 persona.

“Tani duhet shpallur armëpushim. E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet. Ndihma humanitare duhet t’u shpërndahet civilëve në shkallë të gjerë. Vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund kësaj çmendurie,” u shpreh Borel përmes X.

Bombardimi i djeshëm i një shkolle në Deir al-Bala, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ishte të paktën i teti kundër një strukture arsimore që nga 6 korriku. Në total, bombardimet kanë vrarë të paktën 100 njerëz, sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë e enklavës dhe një burim spitalor.

Exit mobile version