Thirrja e fortë e deputetit të PS: Ju rrëfej të çmendurin Rama, punon për xhepin e vet dhe kriminelët

Gjetan Gjetani i cili ka dalë nga listat e Partisë Socialiste u ka bërë një thirrje publike të gjithë kolegëve të tij, pjesë të Partisë Socialiste të mos e ndjekin më Ramën në rrugën e tij. “I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.”-shkuar Gjetani.

Duke u shprehur se Rama është duke e dërguar vendin drejt shkatërrimit, Gjetani përshëndet veprimin e Presidenti Meta.
Kujtojmë që Edi Rama e ka përjashtur Gjetanin nga grupi parlamentar pasi ky i fundit ka dashur të punësoj njerëz të afërt në drejtimin e policisë së Kurbinit.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit:
I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.
Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.

Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve.

Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja, qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe të krimineleve rreth tij.

Exit mobile version