Thirrja e fortë nga sheshi i protestës: President shpërnda Parlamentin!

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim drejtuesit e partive opozitare. Takimi do të mbahet ditën e enjte në Pallatin e Brigadave, ndërsa pritet të diskutohet mbi situatën politike në vend, e cila duket se ka precipituar pas shemmbjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë mesazhi që i është përcjellë Kreut të Shtetit nga protestuesit është shpërndarja e Parlamentit. Nuk dihet nëse kjo kërkesë do të diskutohet apo jo, por nga sheshi i protestës, përpara Ministrisë së Brendshme, njëzëri qytetarët brohorisnin “President shpërnda Parlamentin”.

Artikulli paraprakU dhunua dhe u burgos në protestë, gazetari i kthen përgjigje Ramës: Policët i kam falur, ty nuk të fal!
Artikulli tjetërRegjisori i njohur: Rama kreu akt terrorist! Do të bllokojmë truallin e Teatrit