Nga Shpëtim AXHAMI
Kyetar i PLL
Kurre jo…Ne meritojme me teper.
A e meritojne shqiptaret, nje qeverisje ku deputetet (e per rrjedhoje kryeministrin, ministrat etj) te i parapercaktojne bandat dhe krimi.
Kurre jo …Reago.
A mund te lejojme ne, qe buxheti i taksapaguesve te perpihet nga bandat,kriminelet dhe politikane matrapazxhinje me oligarke barkpangopur.
Kurre jo…Kundershto.
A duhet te pranojme, qe te udhehiqemi nga qeveritare dhe deputete te parapercaktuar nga ShEFI (kush paguan me shume apo kush serviloset me teper) e per rrjedhoje deputeti kthehet ne tenderues,deri dhe punesues i pastrueseve ne institucione.
Kurre jo …ProtestoA mundet qe ne te heshtim, kundrejt nje niveli teper te ulet ekonomik, pa rend, pa arsim pa shendetesi duke mos pare asnje shprese per vendin tone dhe femijet tane.
Kurre jo…Shpreso dhe protesto.
Te gjithe se bashku, te protestojme per te larguar sa me pare kete qeverisje duke bere te mundur kthimin e votes se lire.
Nepermjet votes se lire ne duhet te i themi cilitdo qeveritari apo deputeti pavarsisht se kujt force i perket ai:
Shqiperia nuk eshte e jotja pse shqiptaret te kane votuar ty…Por shqiperia eshte e shqiptareve qe kane votuar per ty.
Te gjithe se bashku sa nuk eshte vone. Të shtunën ora 19.