Thirrja e Veselit në Hagë, Basha: Askush nuk mund ta përdhosë luftën çlirimtare për Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me thirrjen e ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në Hagë. Basha shkruan në një postim në Tëiter se, askush nuk mund ta përdhosë luftën çlirimtare për Pavarësinë e Kosovës.

“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”.

Artikulli paraprakBasha sot në Krujë!
Artikulli tjetërAlvini i bashkohet familjes në Itali, momentet prekëse të takimit me babain dhe dy motrat e tij (Foto)