Thomas Strakosha është rikthyer sërish te Lazio pas një vit huazimi te Salernitana dhe fati ka dashur që të gjejë sërish në drejtim, ashtu sikur luante më parë te të rinjtë Simone Inzaghin. Që nga Auronzo di Cadore ku skuadra kryeqytetase po zhvillon përgatitjet parasezonale, portieri shqiptar ka folur për “Lazio Style Channel”, duke vlerësuar 40-vjeçarin që aktualisht mban postin e trajnerit të përkohshëm te Lazio. “Jemi të gjithë të kënaqur”, është shprehur Strakosha, “japim gjithçka, është e rëndësishme që kam rigjetur mister Inzaghin, pasi njeh vlerat dhe defektet tona, e di se ku duhet punuar. Inzaghi mund të rikompaktësojë grupin, por në fushë na takon ne që të bëjmë shumë më tepër se sa sezonin e kaluar”, ka deklaruar Strakosha. Duket qartë se portieri i shpresave është kthyer me premisa të mëdha te Lazio.
Kryesore
Continue to the categoryEksperimenti me arsimin dhe rritja rekord e analfabetëve në Shqipëri
• U kërkua reforma në arsim, por kemi shtim të analfabetëve, tkurrje të nxënësve dhe studentëve në shkolla e universitete dhe mungesë të...