Thorgan Hazard objektiv i Arsenalit

Arsenali hedh sytë nga Bundesliga, për të përforcuar sulmin gjatë merkatos së verës. Mësohet se “Topçinjtë” kanë shfaqur interes për Thorgan Hazard të Borussia Monchengladbach, që është dhe vëllai i yllit të Chelsea, Eden. Sulmuesi belg është paraqitur shumë mirë me gjermanët dhe për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Arsene Wenger. Megjithatë, Arsenali duhet të konkurrojë me Everton për Hazard, i cili vlerësohet nga Gladbach 18 milionë euro.

Artikulli paraprakMorata i thotë “Po” Milanit
Artikulli tjetërDigne: Qëndroj te Barcelona