Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në Itali dhe dyshohet se vinte nga Shqipëria. Mediat italiane raportojne se policia italiane ka sekuestruar 5 ton drogë, ndërsa në pranga u vunë 25 persona mes tyre dhe shqiptarë. “Guardia di Finanza në Catanzaro, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimeve Kriminale (Scico) të Romës, po kryejnë në Itali arrestimin e njëzet e pesë personave, duke përfshirë tre shefat e supozuar, që mbajnë përgjegjësinë për importin e rreth 5 ton marijuane nga Shqipëria”, shkruajnë mediat italiane.
Mes emrave të arrestuarve janë tre shqiptarë. Ata janë Indrit Buja, 37 vjeç, Elvis Hajdini, 25 vjeç, dhe Shefik Muho 34 vjeç. Operacioni u zhvillua në qytetin Catanzaro nga Guardia di Finanza dhe policia financiare në bashkëpunim edhe me Shërbimin Qendror të Hetimeve Penale të Romës.
Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe 3 drejtuesit e organizatës kriminale, që dyshohet se janë përgjegjësit kryesore për importin e rreth 5 ton marijaune nga Shqipëria. Mes të arrestuarve janë bosi i Filadelfias, Rocco Anello dhe Francesco Fiare nga San Gregorio d’Ippona.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ndërsa detajet e operacionit do të publikohen gjatë një konference shtypi të planifikuar në orën 9.45 nga prokurori i Catanzaros Nicola Gratteri dhe zëvendësprokurori Giovanni Bombardieri.
Dje u sekuestruan rreth 613 kg kokainë, e cila ka një vlerë në treg prej rreth 180 milionë euro, dhe që kishte destinacion tregjet europiane. Operacioni u ndërmorr nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë të krimeve të rënda, dhe referuar deklaratave zyrtare, ai ishte një sukses i institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në territorin shqiptar dhe veç sasisë së kapur, duket se tani për tani strukturat ligjzbatuese në vend mund të kënaqen vetëm me kaq.
Policia arrestoi, të paktën nga deklarimet e deritanishme, dy 25 vjeçarë, njëri administrator i firmës dhe tjetri shoferi i automjetit, që morri ngarkesën nga Porti i Durrësit, deri te magazinat e kompanisë. Policia ka shpallur në kërkim Presidentin apo pronarin e kompanisë.
Kapet gomonia në Greqi me gjysmë ton hashash
Një gomone me drogë është kapur pas mesnatës së sotme në Prevezë të Greqisë. Në gomone ndodheshin 36 pako me 424 kg marijuanë, ndërsa në pranga përfundoi skafisti shqiptar. 42-vjeçari u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte në breg.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit. Sakaq, mengjesin e sotem media italiane shkruan per kapjen e 5 toneve marijuane qe ka mberritur ne Itali nga Shqiperia. Ne pranga kane rene 25 persona.