“Ti e kriminalizove Elbasanin dhe po blen vota”! Gazetari ia përplas Ballës me fakte dhe e detyron të largohet nga emisioni

Një debat i nxehtë u zhvillua mbrëmë në një emision televiziv mes gazetarit Enton Abilekaj dhe drejtuesit politik të PS në Elbasan, Taulant Balla, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mesditë. Abilekaj ka detyruar Ballën që të braktisë emisionin “Open” ku po diskutohej për krimin e ndodhur.

Abilekaj i ka thënë Ballës se, ti kriminalizove Elbasanin, mbështetësit e PS kanë qëlluar të parët me armë.

“Ti kriminalizove Elbasanin, i dërgove njerëzit që të vriteshin, ti po blen vota në qark’, ishin disa nga akuzat e Abilekajt ndaj Ballës.

“Pse nuk i gjen policia blerësit e votave, sepse policia është bashkëpunëtore e blerjes së votave. Ata njoftuan policinë sapo zbuluan pikën e votave. Ajo që është bërë ka ndodhur në sy të policisë. Ata që kanë shtirë të parët janë mbështetësit e PS-së.

Kjo klimë politike ka një fajtor, ne po themi se kush është vrasësi. Asnjë krim nuk e justifikon vrasjen. Kjo e ka një fajtor dhe ai është ai që ka ngritur një sistem. Ai që ka futur krimin, biznesin në PS, ai që në 2017 mori duke rekrutuar ata që thuhen patronazhistët”, tha Abilekaj.

Pas këtyre akuzave, Balla është larguar nga emisioni televiziv duke e cilësuar Abilekajn si vagabond.

Artikulli paraprakBasha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi! Ju gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet!
Artikulli tjetërMesazhi i PD për votuesit, Floriana Garo: Votoni me zemër për ndryshimin, për numrin 9!