“T’i japim fund komplotit ndaj ish-të përndjekurve”, Basha: Programi i PD parashikon fondin e kujtesës që do të ruaj vendet dhe dëshmitë e vuajtjeve të komunizmit që shoqëria të largohet nga kulti i idividit

“T’i japim fund komplotit ndaj ish-të përndjekurve”, Basha: Programi i PD parashikon fondin e kujtesës që do të ruaj vendet dhe dëshmitë e vuajtjeve të komunizmit që shoqëria të largohet nga kulti i idividit

Duke folur për padrejtësitë që u janë bërë ish-të përndjekurve politikë, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Luzim Basha, është shprehur se një investim kryesor është që t’i japim fund komplotit të heshtur të bashkëpunëtorëve në të dyja krahët që duan ta mbajnë këtë histori të fshehur nga sytë e publikut.

Në podcastin e radhës Basha tha se numri i njerëzve që kanë vuajtur në diktaturë është dhjetëra herë më i madh se sa numri i atyre që e kanë shkaktuar këtë vuajtje. Për këtë ai shprehu zotimin se në program e prezantuar në 1 qershor është edhe një inciativë që quhet fondi i kujtesës që parashikon në radhë të parë ruajtjen e gjithçkaje që përbën kujtesën historike në vend të rrënimit të tyre.

Basha sqaroi se ruajtja e të gjithë vendeve me këtë ngarkesë të jashtëzakonshme historike dhe psikologjike për terrorin komunist dhe regjistrimi i dëshmive të të mbijetuarve të terrorit komunist, do jenë dëshmi që shoqëria të lragohet nga idhujtaria apo kulti i individit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Çfarë duhet bërë, duhet bërë e kundërta. Numri i njerëzve që kanë vuajtur në diktaturë është dhjetëra herë më i madh se sa numri i atyre që e kanë shkaktuar këtë vuajtje. Nuk është e vërtetë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Numri i atyre që e kanë shkaktuar këtë, është dhjetëra herë më i vogël se numri i atyre që e kanë përjatuar këtë terror, këtë vuajtje. Vrasjet, pushkatimet pa gjyq, me gjyq, burgosjet, internimet, torturat, traumat që janë shkaktuar familjeve. Atëherë investimi i parë dhe kryesor është që t’i japim fund këtij komploti të heshtur, bashkëpunëtorësh në të dyja krahët për ta mbajtur këtë histori të fshehur nga sytë e publikut dhe për ta zhdukur nga kujtesa e shqiptarëe, nga kujtesa e shoqërisë. Si bëhet kjo? Sa kohë dëshmitarët i kemi akom mes nesh, duke regjistruar këto dëshmi, sic po bëjnë disa gazetarë, studiues, studiuese me sakrifica të jashtëzakonshme. Por duhet të jetë një përpjekje e organizuar, e financuar, e mbështetur nga qeveria shqiptare. Nuk mund të jetë diçka vullnetare, sporadike apo me projekte periodike nga institucionet e huaja të cilëve u shprehim mirënjohjen por është e pamjaftueshme. Të ketë një fond të veçantë, të jetë fondi i kujtesës. Ky është një nga angazhimet tona kryesore të programit tonë të shpallur në 1 qershor. Fondi i kujtesës parashikon në radhë të parë ruajtjen e gjithçkaje që përbë kujtesën historike në vend të rrënimit të tyre. Ne ishim në Spaç dhe e pamë se si po degradonte situata, sikundër jemi informuar që duan të krijojnë një Spaç avadizmi shumë larg në autostradë për arsye turistike dhe t’i heqin nga vendi, nga tempulli i vuajtjeve ku është kampi dhe burgu i Spaçit. Pra e para është konservimi, ruajtja e të gjithë vendeve me këtë ngarkesë të jashtëzakonshme historike dhe psikologjike për terrorin komunist. Dhe për këtë nuk ka nevojë të shpikim gjë, shohim përvojën më të mirë që është përvoja e Gjermanisë për çështjen e denazifikimit, kampet e përqendrimit dhe vendet me tortura çnjerëzore. Dhe bashkë me këtë sigurisht ku është e mundur akoma regjistrimi i dëshmive të të mbijetuarve të terrorit komunist, siç kemi zotin Shefqet këtu apo gjetja, rigjetja, rilokimi i dëshmive të atyre që nuk jetojnë më por që e kanë dhënë një pjesë e tyre të dëshmisë. E dyta ka të bëjë me natyrën aktive e këtij fondi të kujtesës. Ky nuk është thjesht një fond muzeal. Është diçka për t’iu përcjellur brez pas brezi shqiptarëve në mënyrë që kjo të mos përsëritet më kurrë. Sepse fatura që po e paguajmë dhe do e paguajmë, po fillojmë ta paguajmë e kësaj harrese të investuar bashkërisht nga të dyja krahët e politikës që kanë diçka për të fshehur nga jeta e tyre para 1990-ës, fatura është që fenomenet që çuan në ndërtimin e diktaturës më të egër, po rikthehet. Sepse kur diktatura, ti ia përcjell brezave përmes propagandës komuniste siç janë filmat e kinostudios “Shqipëria e re” pa asnjë sqarim që mitizojnë diktaturën, kur t’i fsheh pjesën e dhimbshme. Atëherë pasojat e kësaj amnizie kolektive duken tek rikthimi i fenomeneve sic është idhujtaria, siç është kulti i individit që sot është më i pranishëm se kurrë në 34 vite. Qoftë tek Edi Rama, qoftë tek Sali Berisha, qoftë tek të tjerë njerëz të ciët pretendojnë t’i rikthejnë shqiptarëve një metodë, një metodologji të politikës përmes imponimit individual siç ishte metoda e Enver Hoshës. Zëvendësoi Zotin me veten e tij, hajde me mua se e di unë se si bëhet. Zëvendësoi debatin e ideve politike me kultin e individit.

Exit mobile version