Je në Lushnjë dhe do votosh ?
E ke aty. Voto Indrit Sefën.
Kështu ke votuar një djalë të ri, profesionist që nderon çdo institucion që do drejtojë. Me votën për Indritin ke votuar të heqësh qafe gjithë pisllëkun e bashkisë Lushnje ku një pjesë janë në burg e një pjesë enden nëpër zyra të shpëtuar nga burgu prej partisë.
Por duke votuar Indritin tregon se partia nuk është trashëgimi. Është shëmti e pashoqe që dikush pretendon karrierë politike vetëm se ka pasur babain deputet dhe mik me Saliun. Sipas kësaj logjike ne të tjerët duhet të rrimë në shtëpi sepse babai jonë nuk ka qenë zyrtar politik dhe nuk ka mik Saliun.
Voton në Shkodër ?
Voto Xhemal Bushatin. Voto PD si gjithmonë.
Xhemali i ka të gjitha vlerat që duhet të ketë një njeri për tu votuar e për ti besuar drejtimin e Bashkisë.
Duke kandiduar Xhemal Bushatin PD në Shkodër shlyen gabimin e 2015 dhe i kërkon falje shkodranëve që ju fanepsi Voltanën thjeshtë se Shullazi e përdori për ti dërguar Bashës një kërcënim.
Se çmendojnë shkodranët për të e kam parë me sy kur pedonalja e qytetit u mbush me njerëz të shkuar nga Tirana për protestë në 2019 sepse demokratët e kishin refuzuar.
Voton në Durrës ?
Me votën për Luan Hotin zgjedh njeriun e duhur që bashkia të iki nga duart e mafjes dhe krimit të organizuar që drejton Vangjushi dhe zaret e tij.
Kështu zgjidhet një njeri që i kthen fytyrën e humbur një qyteti që nuk njihet më nga monetrat e betonit.
Voton në Dibër ?
Voto Luan Hakën e PD.
Përballë tij është një hajdut i arsimit dhe sekseri i gruas prokurore që në pazare me Ulsiun nuk e hetoi kurrë dosjen kriminale 184 sepse pazaret nuk prishen kur dikush ka nevojë, një borxh që mendoi se do i kthehet duke e shpëtuar nga vetingu por harroi se Ulsiu si Rama, të shet.
Kandidati i PS është thjeshtë përfaqësuesi i partisë dhe qeverisë më të korruptuar e më kriminale në Europë, asaj të Edi Ramës.
Ndaj voto Luan Hakën që Dibra të kthehet në rrugën e duhur të punës dhe ecjes përpara.
Po ti që voton në Rrogozhinë ?
Ke një burrë si Ferdinand Saraçi. Një demokrat i paepur, serioz e i ndershëm. Njëri prej jush që jeton çdo ditë me hallet e njerëzve.
E vetmja mundësi që Rrogozhina të ecë përpara me punë dhe pa korrupsion nga drejtuesit aktualë.
Voton në Vorë ?
Ke dy rrugë. Ose do votosh Ymer Markun e PD, ose pjellën e Qifes dhe shokëve të tij që herë kandidojnë nga banda krimianle e Edi Ramës e herë nga Ilir Meta.
Pra duke votuar Ymer Markun ke mundësi të votosh një njeri që punon, një njeri që jeton me problematikën e zonës, një njeri të ndershëm dhe një përfaqësues të denjë të PD.
Ndaj nesër voto kandidatët e PD sepse kjo është e vetmja votë kundër Edi Ramës dhe banditokracisë së tij.
Nga Skerdjan Dhuli