Tifozët: Heqja e titullit kampion Skënderbeut për motive politike

Heqja e titullit kampion Skënderbeut të Korçës nga FSHF është bërë për motive politike. Një ditë pas vendimit të Komisionit të Etikës në FSHF për heqjen e titullit kampion të Skënderbeut një grup tifozësh korçarë reaguan, duke e konsideruar vendimin me prapavijë politike. Edhe pse të paktë në numër, këta tifozë i kanë dhënë mbështetje zyrtarëve të klubit që ta ndjekë këtë çështje në mënyrë që të bëhet drejtësi sportive.
Klubi i Futbollit Skënderbeu ka kërkuar zyrtarisht argumentimin e vendimit si dhe thotë se Etika transformoi një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte mbi të akuzuarin.
Pas heqjes së titullit të vitit 2016 dhe zbritjes së pikëve për sezonin e fundit nga Komisioni i Etikës reagoi edhe vëtë Klubi i Futbollit Skënderbeu. Në një njoftim në faqen zyrtare, Klubi sqaroi se është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi procedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Klubi korçar thotë se, Etika i ndëshkoi pa patur prova konkrete për trukim ndeshjesh. Ky vendim pason atë të Drejtësisë Sportive Ndërkombëtare që përjashtoi Skënderbeun sezonin e kaluar. Por, korçarët nuk rrezikojnë pjesëmarrjen në këtë sezon të Europa Ligës. Pritet të shikohet se si do të veprohet me titullin kampion, pasi Komisioni i Etikës nuk e ka këtë kompetencë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSkandal, Veliaj përdor për fushatë festën e Bajramit