Tifozët kërkojnë largimin e Venger

Protesta kundër Arsen Venger. Tifozët e Arsenalit kanë dalë kundër trajnerit të “Topçinjve të Londrës”, duke kërkuar me çdo kusht largimin e tij. Drejtuesit e klubit anglez kanë deklaruar se francezit do t’i rinovohet kontrata, ndërkohë që në radhët e mbështetësve të Arsenalit një veprim i tillë nuk është mirëpritur. #Wengerout ose e përkthyer në shqip Venger jashtë, është ky hashtagu i tifozëve që ka shoqëruar protestën e tyre. Eliminimi nga Champions League, vendi i gjashtë në kampionat, mungesa e rezultateve pozitive, kanë bërë që raporti mes palëve të mos jetë nga më të mirët.
Një situatë aspak komode kjo për Arsenalin, por edhe për vetë Arsen Venger, i cili për herë të parë që nga koha kur është ulur në stolin e Topçinjve ndodhet përballë revoltës së tifozëve. Kjo është hera e dytë që grupi antiVenger organizohet në protesta kundër teknikut 67-vjeçar. Më herët ata gjatë takimit kundër West Bromwich Albion, protestuan duke u shfaqur me një avion që fluturoi mbi stadium, me parullën, jo kontratë të re, Venger jashtë. Në fund të këtij sezoni skadon dhe kontrata e teknikut me Arsenalin dhe me shumë gjasa pas 21 vitesh si numri një i stolit, do t’i duhet t’i japë lamtumirën skuadrës.

Exit mobile version