Trevisa Tufa, tifozja që humbi ndjenjat në stadiumin e Elbasanit, është tronditur dy herë nga forcat e policisë. Nuk ka mjaftuar vetëm tensioni që shkaktuan forcat e policisë në stadium, por më pas e kanë “terrorizuar” sërish në ambientet e spitalit, ndërkohë që ajo ende nuk e kishte marrë veten mirë. Në një intervistë ajo rrëfen incidentin dhe më pas orët e sikletshme që iu desh të kalonte në spital. “Më vjen keq ta them, por policët më sëmurën më tepër në spital, sesa vetë incidenti që përjetova në stadium”, tregon tifozja e Partizanit. “Pashë tifozë që ishin duke u ngjeshur drejt radhëve tona. Nuk e kuptova se përse një moment policët hynë brenda në stadium dhe nisën të ushtronin dhunë. Në fillim as që arrita ta kuptoj se çfarë po ndodhte, sepse shikoja vetëm tifozë që vinin drejt nesh. Unë isha me babanë në krah dhe për një moment u merakosa edhe për të”, shprehet ajo.
Kryesore
Continue to the categoryShënim/ Kush e ka radhën pas Erjon Veliajt?
Është e qartë se SPAK e ka ‘rrethuar’ Erjon Veliajn dhe po ia kopsit dosjen. Shumë shpejt ndaj tij pritet të jepet edhe masa...