“Tigri i korrupsionit” është modeli qeverisës i Edi Ramës”, Basha: Mbrëmë tregoi se Rama ia dha vulën Berishës që të mbajnë pushtetin në duart e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës si një nga më të korruptuarat dhe të inkriminuarat në Europë, e konfirmuar nga hetimet e SPAK dhe vendimet e gjykatave kundër krimit dhe korrupsionit.

Sipas Bashës, modeli qeverisës i Ramës është simbolizuar nga “tigri i korrupsionit,” ndërsa ai dhe Sali Berisha janë në bashkëpunim për të ruajtur pozitat e tyre në pushtet dhe opozitë.

Basha thekson se pakti mes Ramës dhe Berishës ka për qëllim mbajtjen peng të Shqipërisë për interesa personale. Ai fton qytetarët që më 11 maj të zgjedhin mes vazhdimit të këtij modeli dhe një të ardhme më të mirë për familjet dhe vendin.

Postimi i plotë Bashës:

Që qeveria e Edi Ramës është ndër më të korruptuarat dhe të inkriminuarat në Europë, tashmë është një e vërtetë e njohur për çdo shqiptar, e konfirmuar nga hetimet e SPAK dhe vendimet e gjykatave kundër krimit dhe korrupsionit. Pikërisht për këtë arsye, mijëra shqiptarë po braktisin masivisht vendin e tyre.

“Tigri i korrupsionit” është pasqyrimi më i qartë i modelit qeverisës së Edi Ramës. Po ashtu, fakti që Edi Rama dhe Sali Berisha janë në koordinim për të ruajtur karriget e tyre – njëri në pushtet dhe tjetri në opozitë – është i dukshëm për çdo shqiptar.

Dje, çdo dyshim që mund të ekzistonte, u hodh poshtë nga Arben Ahmetaj. Berishës iu dha vula e Partisë Demokratike nga Edi Rama për ta përdorur si mjet për të ruajtur pushtetin dhe për të zhvilluar luftra të brendshme politike. Nga ana tjetër, ai organizon protesta dhe denoncime me regji dhe bekimin e Edi Ramës.

Ky është pakti që synon të mbajë peng Shqipërinë dhe ti përdorin partitë për interesa personale. Me 11 maj shqiptarët e kanë në dorë të vendosin, nëse duan të vazhdojnë të përdoren për interesat e dy njerëzve apo do vendosin për fatin e familjes së tyre.

Shqipëria meriton më shumë

Exit mobile version