“Tik Tok mund të ndikojë ‘frikshëm’ në rezultatin e zgjedhjeve”- Drejtuesi i Acromax Aldor Nini: Nëse ndodh një skandal…

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini tha se Tik Tok është i vetmi rrjet social që nuk menaxhohet dot.

 

Nini mori një rast hipotetik, duke thënë se nëse ka një skandal një ditë para zgjedhjeve, në rrjetet e tjera sociale ky skandal mund të menaxhohet, në Tik Tok është e pamundur, pasi në të ka akses edhe banori i fshatit më të humbur të vendit.

Kësisoj, shpjegoi ai, Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve.

“Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai në emisionin “Open” në News24.

Artikulli paraprakDhjetëra të vdekur nga rrëzimi i avionit, pasagjerët që arritën të shpëtonin… Detajet nga aksidenti tragjik ajror, 2 fëmijë në mesin e të mbijetuarve
Artikulli tjetërIrani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play