Eksperti i teknologjisë Burhan Misiraj, njëkohësisht kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Fierit, thotë se pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok dhe kërkesës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për bllokimin e të gjitha IP-ve në territorin e Shqipërisë, ka makinacione që mundësojnë akses.
Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se njerëzit mund të përdorin IP nga një vend tjetër jashtë Shqipërisë dhe mund ta aksesojnë sërish TikTok.
“Nëse e regjistrojë IP-në time për TikTok në Greqi kam akses ta përdorë.
Nëse vjen një emigrant nga Anglia mund ta përdorë TikTok-un në Shqipëri.
Nuk lejohet për IP në Shqipëri, por nëse e ndryshon IP me jashtë vendit, mund ta përdorësh.
Nuk mendoj se zgjidhja është mbyllja e TikTok, parimisht jam kundër mbylljes së aplikacionit.
Por duhet të jetë e kontrolluar, për fëmijët 14, 16, 18 vjeç, të ketë algoritëm të caktuar për informacionin që marrin.
E njëjta gjë mund të ndodh edhe në Facebook dhe Instagram. Mënyra më e mirë është të kontrolloheshin informacionet që marrin të rinjtë.
Të rinjtë kanë një problem të madh me punësimin, ka mijëra të rinj që e përdorin për tu punësuar, për shitje-blerje, se në fund të ditës kush do që ta përdorë mirë TikTok, ka mundësi sa të duash.
Mbyllja e TikTok në masë i dëmton të gjithë, kontrolli nuk dëmton askënd.
Vendosja e filtrave duhet jo vetëm në TikTok, por edhe mësimdhënie dhe edukim.
TikTok thjesht e nxjerr në pah dhe në media bullzimin që bëhet çdo ditë, por jo se e shmang.
Sa i takon protestës së thirrur pasditen e sotme nga kryedemokrati Sali Berisha, ai e cilësoi si protestë politike.
Nuk mund të dalim dhe thjesht të themi hajde se do mbyllet TikTok, problemi qëndron çfarë zgjidhje jep opozita.
Nuk mund të përdoret mbyllja e TikTok për protestë.
Rama po e përdor për të krijuar një zhurmë në kompleksin e situatave që janë krijuar në Shqipëri.
Nuk po merremi sa është numri i punësimeve, sa ka rënë niveli i jetesës, se sa politikanë kanë shkuar në burg, por po merremi me faktin e vetëm që do mbyllet TikTok, si mazhoranca dhe opozitë.
Në aspektin e të bërit reklamë, çdokush që e sheh si mjet, dëmtohet.
Nëse do që njerëzit të marrin informacion prej teje, TikTok është shumë i aksesueshëm.”