Nga Enriketa Papa
Çdo regjim ka arkitektet e tij. Nen regjimin e Zogut, dhe gjate Luftes se Dyte Boterore, arkitektet italiane projektuan ne kurriz te atyre lokale. Sic, me pare ata austriake ne funksion te nevojave te tyre, gjate Luftes se Pare Boterore. Eshte e kote te permendesh planifikimin urban komunist, i fokusuar tek fabrikimi i njetrajtshmerise urbane dhe kornizimi i jetes sociale.
Sot, problemi mendoj, qendron me shume tek vizioni per zhvillimin urban, sesa tek arkitektet dhe studiot e tyre qe jane mjetet e realizimit te vizionit. Vizioni urban i Tiranes eshte i çorientuar dhe inkoherent, qe ndikon negativisht ne funksionimin dhe marredheniet sociale te qytetareve te kryeqytetit.
Sipas Lewis Mumford, planimetria e unifikuar urbane dhe godinat janë simbole te lidhjeve sociale te nje qyteti. Aspekti fizik duhet te plotesoje nevojat sociale te njerezve, dhe planifikimi urban duhet te trajtoje aspektet sociale si elemente thelbesore te funksionalitetit te qytetit. Kufizimet ne dendesi dhe shtrirje jane te nevojshme per funksionimin e mire te nderveprimit social. Por besimi ne zgjerimin e pakufizuar vertikal dhe horizontal te qyteteve eshte nje koncept i kaluar. Pikerisht Munford sjell ne vemendje te planifikuesve urban, se besimi tek parimi “off limits”, i pakufi i zgjerimit dhe rritjes urbane e ka origjinen tek qasja “e te berit bisnesit te lire dhe pa kufizime. Por pikerisht kjo qasje “laissez faire” ne urbanitet duhet t’i pershtatet edhe funksioneve sociale te qytetit. Prandaj Mumford e konsideron qytetin si “teatri” i shfaqjes se jetes sociale urbane.
Sot Tirana ne vizionin urban dhe arkitekturor, me ngjan me shume me nje rrumpalle urbane, qe i sherbejne vetem disa kompleksiteteve eksperimentale te kryeministrit Rama, per te lene dhe ai shenje ne ansamblin arkitekturoro-urban shqiptar. Por kjo mani e tij, ka nxitur dhe ka mundesuar krijimin e nje pejsazhi urban kaotik, te çorientuar dhe inkoherent, qe ka veshtiresuar funksionin kryesor te jetes urbane, realizimin dhe shfaqjen e marredhenieve sociale. Godinat jane shkeputur nga njerezit, ne vend qe te bashkeintegrohen me banoret e qytetit. Grumbullimi i perqendruar i nje aglomerati godinash ne vende te caktuara, imponojnë po ashtu grumbullim te madh banoresh. Por pikerisht ky kallabaik njerezish dhe godinash te perqendruara ne nje vend dhe pa hapesira te bollshme sekondare, si parqe apo zona kreative sportive, kane perkeqesuar jeten urbane te banoreve te Tiranes. Ndaj, sot ne pergjithesi, te gjithe e ndjejme Tiranen, si nje qytet stresues, pa facilitete adeguate te transportit publik, infrastrukturave shkollore, profesionale apo argetuese dhe shplodhese. Pikerisht vizioni i gabuar dhe rremuja urbane kane ndikuar mbi jeten urbane duke mos e bere efektive, për shkak edhe te veshtiresive qe perqendrimi madh i godinave, kane ndikuar tek banoret.
Komunikimi i perditshem urban, qofte ne arteriet e trafikut apo distancat per t’u shkelur perdite, jane veshtiresuar.
Pejsazhi fizik eshte i çorientuar dhe inkoherent, ndaj dhe po aq i koklavitur dhe i veshtire eshte bere funksionimi dhe realizimi i marredhenieve sociale. Si kudo, dhe ne Tirane, pejsazhi fizik duhet te plotesoje nevojat dhe funksionet sociale te njerezve.
Por cfare ka ndodhur dhe po ndodh ne Tirane?
Berthama sociale e qytetit nuk eshte trajtuar si nje element thelbesor i planifikimit urban. Mendoni sa jane distancat qe secili nga ne ben ne dite, per te plotesuar nevojat tona sociale dhe te perditshme si, vendosja dhe largesia e shkollave, qendrave te punes, bibliotekave, teatrove, qendrave komunitare dhe te sherbimeve?
Sa minuta harxhojme ne dite per te aksesuar institucionet dhe objektet e perditshmerise sone?
A perdorim transportin urban publik apo makinat private per te “kryer pune”?
Sa minuta rrime ne trafik?
Keto jane pyetje te thjeshta, por qe duhet te jene paresore ne skicimin e godinave te reja, lagjeve te banimit dhe piketimi i tyre ne planet urbane duhet te formoje skicen e nje qyteti te integruar.
Sot me insistimi per te ngritur kudo qiejgervishtes, sipas oreksit modernist te kryeministrit, mendoj se eshte gjeja me harbute qe mund t’i behej hapesires urbane dhe qytetareve te kryeqytetit.
Dhe kjo jo per faj te arkitekteve apo urbanisteve te huaj o vendas. Perkundrazi. Mendoj se kjo eshte problematika e nje vendi qe si shtet, nuk ka perjetuar liri, qe nga momenti i krijimit te tij, me 1912. Ka te beje se pari me trashegimine dhe kulturen e te qenit jo te lire dhe te jetuarit ne roberi mendimi dhe veprimi.