Policia Rrugore gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës ka ushtruar kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës.
Kontrolle me kamera dhe gjoba, ndaj drejtuesve të automjeteve që makinën e përdorin si avion thotë policia, teksa nxjerr pamjet e ndalimit të një drejtuesi që lëvizte me 172 km/h.
“Nëse vërtetë besoni se sado mjet luksi te keni mund te pilotoni aq më keq në kushte të lagështirës dhe më keq akoma të përdoresh dhe celular gjatë drejtimit të tij, ky nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
29- vjeçari nga Fier, pasi ishte argëtuar në Tiranë po ecte si avion me justifikimin se po e prisnin në shtëpi”, thotë policia.
Më tej iu bëhet apel drejtuesve të mjeteve që të argëtohen por të mos abuzojnë dhe të mos shkelin rregullat e qarkullimit pasi në rastin më të mirë i pret policia dhe kamera duke i gjobitur, me pezullim të patentës dhe në rastin më të keq, aksidenti.