Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të tritolit në ish-nënstacionin e fundit të Tiranës së Re, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një kalimtar.
Ai është marrë me ambulancë dhe është shoqëruar në spital.
Policia bëri me dije zyrtarisht se i plagosuri është një shtetas italian.
Ndërkohë në rrjetet sociale ka shpërthyer zemërimi, pasi Tirana e Edi Ramës po krahasohet me Palermon.
Aktualisht makina e dëmtuar si edhe ato të tjerat që kanë marrë dëmtime si pasojë e shpërthimit ndodhen ende në vendngjarjes, në mënyrë që të merren të gjitha provat materiale.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve është mbledhur në zonën e Nshrakut ku ka ndodhur dhe shpërthimi. Të shtyrë nga frika dhe nga kurioziteti qytetarët janë të shumtë në vendin e ngjarjes, ku shpërthimi i fuqishëm duket se ka tronditur të gjithë banorët aty rrotull.
Autoambulanca ka transportuar drejtuesin e mjetit drejt spitalit të Traumës, i cili raportohet se është në gjendje kritike për jetën.