Nga Klevis Balliu
Me pak minuta shi, Tirana u përmbyt dhe u shkatërrua, por gazetarët e ERTV ishin pushim si e diel që ishte dhe si rrjedhojë, as Veliaj, as Rama, nuk mund të dilnin në ekran, pasi ky pushtet nuk bën asnjë lëvizje pa kamerat që të bëjnë propagandën e tyre. Nëse kamerat do të ishin aty do të mbinte nga hiçi Lali Kulla me Edvinoviçin, duke puthur qen e mace dhe me lopata në duar.
E vetmja gjë që për të cilat kryebashkiaku nuk ka pushim është vjedhja, të cilën Erion Veliaj e ka të përditshme dhe të përhershme. Kjo vemje e dalë nga votimet moniste duhet larguar një orë e më parë.