Tritoli trondit Krujën, shpërthim në banesën e drejtorit të OSHEE

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në qytetin e Krujës ditën e sotme, duke krijuar panik tek banorët. Ngjarja ka ndodhur në banesën e drejtorit të OSHEE, Xh. Masha, të cilit i është vendosur lënda plasëse.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tritolit në banesën e drejtorit të OSHEE.
Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02 e 45 e për pasoje ka dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe dyer e dritare, muret dhe çatia.
Xhavit masha njihet si një familje e mirë në zonë dhe nuk ka probleme e konflikte me njeri por dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit Besnikut. Besnik Masha është drejor i OSHEE-së për Fush Krujën.
Babai i tij, Xhavit Masha tha se janë shkaktuar dëme të shumta si në shtëpi dhe në makinën që ndodhej në oborr. “Shpërthimi na trembi pa masë, jemi të tmerruar, tha ai. Ishte shumë i fuqishëm dhe dyshoj se ka lidhje me detyrën e djalit”.
Policia nga ana e saj njoftoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 3:00, pasi ishte hedhur lëndë plasëse brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë, banues në lagjen “Pengile” Krujë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

policia korc

Exit mobile version