Numërimi për ‘parlamentet vendore’ ka përfunduar në 48 bashki dhe vijon në 7 të tjera. Nuk ka surpriza për Partinë Socialiste, e cila vijon të kryesojë në shumicën dërrmuese të bashkive, madje edhe aty ku nuk e ka fituar kryebashkiakun si në rastin e HImarës apo edhe të Hasit.
Ajo që vihet re nga numërimi i votave deri tani për këshillat bashkiakë është disfatë e dyte dhe humbja edhe më e madhe e Berisha-Meta.
Partia Demokratike zyrtare ka një përqindje të rëndësishme në një pjesë të mirë të këshillave bashkiakë, ndërkohë që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka shumë më pak vota sesa ka marrë për kandidatët. E qartë kjo duket në një bastion si Shkodra ku Berisha-Meta nuk i kalojnë 24%, rezultat shokues ky per ish bastioni e Sali Berishes.
Kjo do të thotë se nëse PD zyrtare do të kishte nxjerrë kandidatë për kryebashkiakë do të ishte shumë më e madhe humbja e koalicionet mes Berishës dhe Metës.
Në Elbasan dhe Poliçan, ku është përmbyllur numërimi për këshillat bashkiakë, PS ka siguruar shumicën e mandateve, duke fituar thellë përballë BF dhe Partisë Demokratike. Konkretisht në Elbasan PS ka marrë 28 manddate, BF, 7 mandate, PD 1 mandat dhe nga një mandat për PSD, Partinë e Gjelbër, PDS dhe PDIU. Ndërsa në Poliçan nga 15 mandate të mundshme, PS ka fituar 13. Ndërsa BF dhe PD marrin nga një mandat secilia forcë.
Në Pustec ka mbaruar numërimi, ku 5 mandate i ka marrë PS, 4 mandate për BF, 1 PAA, 1PDS, 1 PSD dhe 3 mandate Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian. Në bashkinë e Fushë Arrëzit, PSD dhe PAA kanë marrë shumicën e mandateve me nga 3 mandate secila.
Ndërkohë në Tropojë, PS ka numër më të madh votash duke siguruar më shumë mandate se koalicioni Bashkë Fitojmë.